Materiali për demarkacion së shpejti i dërgohet Qeverisë

Lajme

Materiali për demarkacion së shpejti i dërgohet Qeverisë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:29

Kryetari i Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha ka bërë me dije se së shpejti Qeverisë së Kosovës do t’i dërgohet dokumentacioni i kompletuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka bërë me dije se komisioni me përgjegjësi, përkushtim dhe në mënyrë hulumtuese, shkencore dhe profesionale e ka përgatitur këtë dokumentacion, prandaj askush nuk duhet të frikësohet sepse nuk do të ketë ndryshim të vijës kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat