Ministri Murati: Të aksidentuarit në autostraden "Ibrahim Rugova" janë mirë

Lajme

Ministri Murati: Të aksidentuarit në autostraden "Ibrahim Rugova" janë mirë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:24

Ministri i Diasporës, Valon Murati është interesuar të marrë informacione për familjen që është aksidentuar orë më parë në autostraden "Ibrahim Rugova". Murati ka treguar se nga informatat e marra nga spitali i Tiranës ka mësuar se gjendja e të aksidentuarve është e mirë.

"Sapo kontaktova me Dr. Gjovalin Bushi ne Spitalin e Tiranes ku u interesova per gjendjen e familjes Bytyqi, bashkatdhetarëve tanë, te aksidentuar ne Rrugen e Kombit! Ata gjenden ne kujdes intenziv nga mjeket e ketij spitali si dhe dy femijet e tyre ne kujdes te mjekeve te Spitalit te Rreshenit!

Deshiroj t'i falenderoj mjeket per kujdesin dhe shpresoj qe ky kujdes te ndikoje qe te aksidentuarit te mbijetojne".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat