Ilir Deda i “del doresh" Vetëvendosjes, e vizaton flamurin e Kosovës (Foto)

Lajme

Ilir Deda i “del doresh" Vetëvendosjes, e vizaton flamurin e Kosovës (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 22:37

Deputeti i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ishte musafir në emisionin “Ora e Mbrëmjes” në KlanKosova. Por Iliri ishte i ftuar në cilësinë që kurrë më parë nuk e kishte provuar, në atë të piktorit. Ai u bë pjesë e rendit të figurave publike që po pikturojnë që më pas këto piktura të shiten për bamirësi.

Deda e pranoi që nuk ishte i mirë në pikturë por që pikturoi diçka mjaft të veçantë. Ai pikturoi një pjesë të botës ku ishte edhe Kosova e nxjerrur pothuajse në një stil 3D dhe më lartë se të gjitha. Mbi hartë të Kosovës ishte flamuri i Republikës sonë.

Në pyetjen ngacmuese të prezantueses se LVV nuk e përdorë shpesh këtë flamur, Deda ishte mjaft i qartë duke thënë se nëse duhet ta prezantojmë vendin tonë atëherë ky është flamuri jonë dhe se nuk mund të shpik flamur tjetër.

Por nëse e shohim flamurin, vërehet se nuk ishte e dobët siç e paralajmëroi Deda anti-talentin e tij në këtë fushë arti.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat