Rrëfimi i ish-luftëtarit të ISIS-it

Lajme

Rrëfimi i ish-luftëtarit të ISIS-it

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:55

Një ish-luftëtar i ISIS’it i cili u dorëzua vetëm tre ditë pasi kishte luftuar për ISIS’in i ka thënë NBC’së se bashkimi me grupin militant ishte vendimi më i keq që ai kishte marrë ndonjëherë.

“Ata marrin jetën tuaj, u lënë pa asgjë”, tha 24 vjeçari nga ana kurdë në Siri, aty ku ndodhet që pas kapjes rreth një muaj më parë. Nuk mund të bëj asgjë aktualisht. Nëse shkoj në ISIS, do të më vrasin. Nëse shkoj në Turqi, do të më arrestojnë. Nëse qëndroj këtu, do të burgosem. Nuk kam asgjë. E vetmja zgjidhje për mua është vdekja”, tha ai.

“Nuk kam jetë, nuk kam të ardhme”, vazhdoi ai.

I burgosuri ishte sjell me sy dhe duar të lidhura gjatë intervistës në qytetin Rimelan.

Ai kishte folur në kushte anonimiteti që fytyra dhe emri i tij të mos zbulohej. Versioni dhe ngjarjet e treguara nga ai ishin vërtetuar nga drejtori i burgut.

24 vjeçari tha se iu bashkua ISIS’it për tu largua nga jeta e tij në Turqi, ku ai kishte pak miq derisa prindërit i bënin presion të studionte, martohej dhe të ‘drejtonte’ jetën e tij.

“Jeta ime ishte e vështirë dhe askush nuk më donte”, tha ai derisa qante. “Nuk kisha shumë miq. Qëndroja gjatë në internet dhe luaja lojëra”, theksoi ai.

Tha se kishte braktisur kolegjin para se të kalonte kufirin dhe të hynte në Siri për t’iu bashkuar ISIS’it.

Atij i ishin premtuar 50 dollarë për muaj së bashku me shtëpinë dhe gruan. Por tha se jeta nën rregullat e grupit terrorist nuk e lumturoi ashtu siç kishte shpresuar.

“Ata na thanë: ‘Kur ta kapni dikë, do t’ia hiqni kokën’, tha ai.

“Por sa më përket mua, unë kurrë nuk e kam prerë një pulë...kjo nuk është e lehtë....unë s’mund ta bëj”, rrëfente ai.

Tha se liderët e ISIS’it justifikonin veprimet e tilla duke thënë se ishte e domosdoshme ‘futja e frikës’.

Ai tha se nisja e bombardimeve nga SHBA kishte ndikuar në psikologjinë e luftëtarëve të ISIS’it. Por liderët e tyre na thanë se ‘aeroplanët janë në qiell, por Allahu është mbi aeroplanët’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat