Tetovari Rene Rexhepi e mbyll restorantin në Danimark, më të mirë në botë

Lajme

Tetovari Rene Rexhepi e mbyll restorantin në Danimark, më të mirë në botë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:12

Rene Rexhepi me origjinë nga Tetova është konsideruar si shefi më i mirë që udhëheq restorantin Noma më të mirë në botë. Ai ka në plan për të mbyllur restorantin e tij në Danimarkë dhe atë ta hapë në Sydney, Australi.

Rexhepi do të hapë restorantin Noma në Barangaro, në periferi të Sydneyt dhe ai do të zhvendoset atje me të gjithë stafin prej 60 njerëzve, duke përfshirë të gjitha shefat, kamerierët dhe stafin tjetër. Me të vetmin qëllim që t’i shpëtoj të ftohtit në Danimarkë në janar restoranti do të shkojë në pjesët e ngrohta të tokës dhe atje do të veprojë për një periudhë prej 10 javësh, transmeton TetovaSot.

Rexhepi tha se kjo do të jetë lëvizja e fundit të restorantit. “Të gjithë që punojnë në Noma bëhen pjesë e familjes, fitojnë fëmijë”, tha Rexhepi.

“Dhe ne i kemi pyetet se ku ata duan të shkojnë. Përgjigjia ishte Australia, “shtoi ai.

Australia ishte zgjedhur për shkak se ai dëshiron që fëmijët e tij të mësojnë edhe sërfin.

“Mund vetëm ta admironi kulturën bregdetare që kanë zhvilluar njerëzit që jetojnë në Australi. Ne këtu kemi plotë plazhe të mbushura me gurë. Danimarka është aktualisht në verë, dhe temperatura dje ishte 17 gradë celsius dhe binte shi gjithë ditën”, tha ai.

Rexhepi është tërhequr nga bimët dhe perimet e Australisë që mund të futen në specialitete të tij.

“Bimët në Australi mund të jetë të vjetra më shumë se 50 mijë vjet. Ajo është aq unike dhe emocionuese. Australia më tërheq më shumë, “shtoi Rexhepi./TetovaSot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat