Ne jemi vetë Europa!

Lajme

Ne jemi vetë Europa!

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:50

Kosova ende po përpëlitet se si të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore, UNESCO-s! Është tragjike që mbështetja antishqiptare, përkatësisht proserbe të vazhdojë të triumfojë në një organizatë kulturore botërore siç është UNESCO-ja.
Serbia po vazhdon të kërcënojë dhe shantazhojë botën, dhe njëkohësisht të lobojë, në mënyrë që Kosovën ta lë jashtë trashëgimisë botërore.
Pa hyrë në çështje politike, pasi për ne shqiptarët janë tepër të qarta problemet, ne mund të japim disa konkludime të pakontestueshme.
Kosova shtrohet në territorin e Dardanisë antike. Dardania antike, ishte njëra prej mbretërive më të fuqishme që në mileniumin e dytë para erës sonë për shekuj të tërë.


Antikiteti – i pranuar botërisht!

Madhështisë dardane i thuri lavde edhe Homeri, në veprën më të rrallë europiane, “Iliada”, kushtuar një prej episodeve kryesore të luftës së Trojës, ku shpëtimtar të popullatës elitë, që e priste shfarosja eventuale pas humbjes së luftës nga aleanca antitrojane, përfshirë akejtë ku merrnin pjesë, që hamendësohet të kenë qenë popullatë paragreke në linjë gjaku.
Është kryeheroi dardan Eneu, që arrin ta shpëtojë popullatën e mbetur dhe ushtarët e tij, e dardanë të tjerë, që ishin gjendur në luftë në krahun trojan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat