A po e braktis Vetëvendosjen Albin Kurti!

Lajme

A po e braktis Vetëvendosjen Albin Kurti!

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:49

Ka më shumë se 5 muaj që kur Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi kryesinë e re, dhe për herë të parë një lider tjetër, Visar Ymerin, në një organizim zgjedhjesh të diskutueshme.
Tani, kur Albin Kurti më nuk është kryetar, ka dyshime rreth fatit politik të Vetëvendosjes. Analistët vlerësojnë, se për të ecur para Vetëvendosjes, i duhet të ndryshoj konceptin dhe të ketë një profil më profesional.
Në fillim ai tha se do të kthehej ‘në bazë’ për të komunikuar me qytetarët dhe për ti bindur ata. Ky reagim i Kurtit u pa si një përpjekje për të përmirësuar gjendjen në strukturën horizontale të organizimit, pasi në shumicën e komunave të Kosovës ata ishin jashtë lojës, ndërsa trofeu i Prishtinës, kur e mundën Isa Mustafën, të ndihmuar edhe nga PDK-ja, i bënte të dukeshin madhështor.
Por, pas pak muajve, Albin Kurti duket ose i stërlodhur apo i dëshpëruar nga ‘puna’ në terren, ose i tërhequr thellë nga magjia e syve të kaltër të bukuroshes norvegjeze.
Por, burime të gazetës “Bota sot” thonë se ai, po mendon ngadalë të tërhiqet nga Vetëvendosja! “Unë po tërhiqem ngadalë!” kështu ka deklaruar Kurti!, i cili vërtetë më nuk është aktiv, dhe ka mbetur vetëm një zë parlamentar, ndërsa trofeu i Prishtinës, po ndahet nga të tjerët, pa pjesëmarrjen tij!
Por, paradoksalisht me pritjet, sondazhet tregojnë rritje solide të Vetëvendosjes, e cila ende nuk dihet pse ndodh, për shkak të dështimit të koalicionit qeverisës apo për ndonjë arsye tjetër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat