Pazare për ta shpëtuar lëkurën

Lajme

Pazare për ta shpëtuar lëkurën

Nga: N. Shala Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:47

Amendamentet kushtetuese dhe as Projektligji për Gjykatën speciale nuk do të shkojnë në Kuvend gjatë kësaj jave. Kryesia e Kuvendit është mbledhur të hënën sërish, por për intinerarin e zakonshëm të punës, për një rend dite të pritshëm sipas agjendës së Kuvendit, për seancën e të enjtes.

Loja është e shumëfishtë me speciale

Mos procedimin për në Kuvend për themelimin e Gjykatës speciale dhe zvarritjen e saj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Adem Salihaj e sheh si lojë të PDK-së, dhe se këtë lojë ajo e bënë për të fituar kohë. “Thaçi ka qenë i zhdërvjellët deri më tash me këto gjykatat dhe gjykimet, duke u bërë bashkëpunues me ndërkombëtarët dhe duke dërguar nëpër gjyqe shokët e tij të luftës, por duke e shpëtuar vete. Ndoshta edhe tash po luhet lojë e njëjtë. Në fakt loja është e shumëfishtë, ajo bëhet për ta shpëtuar lëkurën e tij, por edhe duke treguar se nëse ai nuk është kryeministër, nuk mund të kryhen punët e mëdha në Kosovë. Thaçi, Veseli dhe Grabovci në vazhdimësi kanë deklaruar se i kanë votat. Atëherë, cila është arsyeja që të zvarritet ky proces, nëse nuk është çështje e shantazhit dhe pazareve për ta shpëtuar lëkurën. Por, të gjitha këto janë lojëra të rrezikshme, në dëm të interesave të Kosovës”, thotë Salihaj.
Nga ana tjetër analisti i çështjeve politike z Arber Gashi tha se procedimi i ripërtëritjes së votimit për Gjykatën Speciale po shtyhet për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e deputetëve të PDK-së dhe opozitës edhe përkundër asaj që z. Hashim Thaçi ju premtoi ndërkombëtarëve se do ta bëjnë një gjë të tillë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat