Në Gjilan përmbyllet festivali “Wine and Beer festival”

Lajme

Në Gjilan përmbyllet festivali “Wine and Beer festival”

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 16:58

Është përmbyllur mbrëmë festivali treditor “Wine and Beer festival”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me iniciativë të OJQ-së me të njëjtin.

Ky festival i prodhuesve të birrës dhe verës mblodhi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të interesuar për këto produkte.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka qenë prezent në përmbyllje, ka thënë se e rëndësishme e këtij festivali është se janë vënë ura të rëndësishme dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit mes bizneseve të prodhimit dhe atyre të shitjes e që do të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të vogël dhe atyre të mesme.
“Wine and Beer festival” është mbajtur për tri ditë me radhë, duke nisur nga data 24-26 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat