Humb jetën tragjikisht ish-luftëtari i UÇK-së (Foto)

Lajme

Humb jetën tragjikisht ish-luftëtari i UÇK-së (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 14:46

(E plotësuar)- Derisa po punonte sot në Kodrën e Becit të Komunës së Gjakovës në mëngjes, ka humbur jetën tragjikisht punëtori i KEDS-it Distrikti i Gjakovës,Uliks Bicurri.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 10:00 të mëngjesit ku shtylla e tensionit të lartë ishte fatale për punëtorin Bicurri, i cili pësoi gjatë një intervenimi ku ishte vënë në kontakt me rrymën.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor të Gjakovës Kristë Gjokaj.

Gjokaj: Punëtori ka shkuar në emergjencë pa shenja jete

“Ne sapo morëm informatë nga emergjenca që një person ka shkuar atje pa shenja jete. Patrullat tona kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar vdekjen e personit nga ana e mjekëve që kanë qenë kujdestar aty”, tha Gjokaj.

Trupi i tij është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore, në Prishtinë për obduksion ndërsa, komandanti i Policisë Kristë Gjokaj tha se hetimet po vazhdojnë.

Gjokaj: Hetimet po vazhdojnë dhe do ju njoftojmë me kohë

“Bëhet fjalë për një person punëtorë i KEDS-it i cili ka qenë në detyrë zyrtare dhe gjatë punës është goditur nga rryma dhe ka shkuar pa shenja jete atje. Ne kemi policinë hetues dhe jemi duke vazhduar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe për të tjerat do të ju njoftojmë shtesë”, tha Gjokaj.

Në vendin e ngjarjes janë parë Zyrtarë të KEDS-it, inspektorë të punës dhe Policia e Kosovës. I ndjeri, Uliks Bicurri ka qenë ish pjesëtarë i UÇK-së, dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares.

Pas mbarimit të luftës ai ishte angazhuar në TMK, për tu angazhuar në KEDS disa vite më vonë. Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten Valentinën, djalin Adolf dhe vajzën Orhidean./KosovaPress/

***
Sot në Fshatin Doblibare të Komunës së Gjakovës ka humbur jetën tragjikisht punëtori i KEDS-it Distrikti i Gjakovës, Uliks Bicurri. Bicurri gjatë një intervenimi është vënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka mbetur i vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë së stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj.

“Sot rreth orës 10:00, jemi informuar nga mjekët e Spitalit Regjional “Isa Grezda” për një vdekje aksidentale. Mjekët kanë konfirmuar se në momentin që Bicurri është pranuar në spital, ai ka qenë pa shenja jete.

Tani trupi i tij është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore, në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Gjokaj.

Ndërkohë që për vdekjen e Bicurrit ka folur edhe zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra. “Po një punëtor i KEDS-it ka humbur jetën aksidentalisht sot në distriktin e Gjakovës”, ka thënë Shkodra.

I ndjeri, Uliks Bicurri ka qenë ish pjesëtarë i UÇK-së, dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares. Pas mbarimit të luftës ai ishte angazhuar në TMK, për tu angazhuar në KEDS disa vite më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat