Puçi i dhrahmisë dhe plani i Syrizas për grusht shteti

Lajme

Puçi i dhrahmisë dhe plani i Syrizas për grusht shteti

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:30

Greqia i shpëtoi në mes të korrikut një grushti shteti monetar, të planifikuar nga anëtarët e partisë qeveritare të majtë, Syriza.

Udhëheqës të këtij grupi, sipas informacioneve të “Bild”, ishin ish-ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, 68 vjeç dhe të paktën pesë anëtarë të Komitetit Qendror të partisë Syriza.

Ultra-ortodoksit e majtë kërkonin që sipas planit:

-Të arrestonin kreun e bankës qendrore greke.

-Të merrnin kontrollin mbi prodhimin e kartëmonedhave.

-Të nisnin zëvendësimin e euros me dhrahminë.

-Të konfiskonin pronat e bankës qendrore dhe thesarin e shtetit.

Udhëheqësit e këtij grushti shpresonin që të merrnin nën kontroll rreth 20 miliardë euro- shifra të mjaftueshme për të paguar pagat dhe pensionet për një periudhë kalimtare.

Plani për këtë puç u thur gjatë një takimi të ministrit Lafazanis më 14 korrik në hotelin me tre yje, Oscar, në Athinë.

Puçistët kërkonin të detyronin kryeministrin grek, Alexis Tsipras që të vinte në jetë planin për daljen e Greqisë nga eurozona (Grexit).

Ky plan ishte gatuar në fakt që në maj, në Moskë, në një think-tank të quajtur Riss, të njohur për lidhjet me presidentin rus, Vladimir Putin. Këtë e ka zbuluar një investigim i “Bild”.

Plani për daljen e Greqisë nga eurozona nuk ishte i ri për partinë në pushtet. Këtë e ka bërë të ditur ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis.

Sipas tij, Tsipras ka dhënë dritën jeshile për Grexit një muaj përpara se të fitonte zgjedhjet në janar.

Për të mundësuar Grexit-in, Varoufakis duhej të merrte nën kontroll të dhënat për taksapaguesit grekë. Por sistemi i të dhënave të administratës tatimore ishte ende nën kontrollin e plotë të trojkës- e përbërë nga BE, BQE dhe FMN.

Për këtë arsye, ai vendosi të hakeronte të dhënat, siç pranon edhe vetë. Ai kontaktoi një shok të vjetër, një ekspert IT dhe profesor në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.

Me të dhënat do mund të ngrihej një sistem bankar privat dhe një valutë paralele, bëri të ditur Varoufakis.

Që në shkurt, Varoufakis kishte shtënë nën kontroll të gjithë sistemin e hakeruar.

Por planet nuk u vunë në jetë: natën e 6 korrikut, Kremlini u tërhoq nga premtimi për një ndihmë prej miliardash për Greqinë, po atë ditë dha dorëheqjen edhe Varoufakis. Pak më vonë, Tsipras shkarkoi edhe ministrin Lafazanis.

Greqia mbeti në eurozonë.

Akoma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat