Kush e kërcënoi dje Mimoza Kusari-Lilën? (Video)

Lajme

Kush e kërcënoi dje Mimoza Kusari-Lilën? (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:26

Një sulm eventual, ishte arsyeja përse dje në garën kërcimeve tek ura e Fshejt, Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ruhej nga policë të armatosur me kallashnikovë dhe u përcoll tërë kohën nën masa të shtuara të sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e komunës së Gjakovës, Abetare Domi, e cila tregoi se policia ishte lajmëruar për një sulm të mundshëm gjatë garës.

E komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka, tregoi se urdhri për një përkujdesje të tillë për të parën e Gjakovës kishte ardhur nga Prishtina.

Klani i ka kontaktuar edhe zyrtarët për informim të policisë në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat