Salih Mekaj pezullohet nga pozitat e kryetarit të Apelit

Lajme

Salih Mekaj pezullohet nga pozitat e kryetarit të Apelit

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 12:16

Komisioni Disiplinor në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vendosur për pezullimin e Salih Mekaj nga pozitat e tij si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe anëtarit të Bordit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga kryetari i KGJK, Enver Peci gjatë mbledhjes së rregullt të Këshillit.

Ndryshe, arrestimi i Mekajt është bërë për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat