Mediat serbe: Rend i ri në Ballkan, prijnë shqiptarët

Lajme

Mediat serbe: Rend i ri në Ballkan, prijnë shqiptarët

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 20:46

Mediat serbe e kanë komentuar vizitën e Angela Merkel në Tiranë, e cila aktualisht ndodhet në Beograd.

Gazeta “Blic”, një nga gazetat më të mëdha në Serbi, në një analizë të saj, thotë se tashmë është “vendosur një rend iri në Ballkan” dhe se ky rend “kryesohet nga shqiptarët”.

Ivan Vejvoda nga German Marshall Found thotë se në Ballkan rendi po vendoset nga SHBA, Britania dhe Gjermania.

Sipas tij, Serbia do të jetë e fundit që do t’iu përshtatet politikave euro-atlantike dhe se do të duhet të njohë realitete të vështira, si Kosova e pavarur dhe dobësim të influencës së saj në Republika Srpska.

Analisti në fjalë shprehet se shqiptarët janë më mirë për momentin në Ballkan, ndërkaq që do të “luftohet Nacionalizmi serb”, e ndaj “Serbia del më e goditura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat