Vizita e Merkelit në Beograd, Vuciq pret fjalë të rënda

Lajme

Vizita e Merkelit në Beograd, Vuciq pret fjalë të rënda

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:15

Serbia do të jetë stacioni i dytë i kancelares Gjermane,gjatë vizitës në rajon. Beogradi pret që Kosova dhe normalizimi i marrëdhënieve të mbetet parakusht për integrimet e evropiane per Serbi.

Beogradi, pas Tiranës dhe para Sarajevës, do të jetë stacioni i dytë i Kancelares Angela Merkel në Ballkanin Perendimor.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, pret fjalë të rënda për Kosovën, por vlerësime të mira për reformat ekonomike që kanë filluar në Serbi.

Ndërsa pritjet e serbëve për gjermanët janë se kushtet e vjetra për Serbinë mbesin në fuqi.

“Normalizimi gjithpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë mbetet parakusht për integrimet e mëtutjeshme evropiane per Serbine.

Angela Merkel do të arrijë më 8 korrik në Beograd, ku pritet të takohet ndaras me Kryeministrin Vucic, dhe Presidentin Tomislav Nikolic, që përpos temës së integrimeve, Kosovës dhe ekonomisë do të diskutohet edhe për rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë.

Siguria gjatë vizitës do të jetë e shkallës së parë. Mbi 2000 policë, snajperistë dhe helikopterë janë angazhuar për të siguruar qëndrimin e Kancelares Merkel në Serbi, e cila pas Beogradit, do të niset në Sarajevë, për herë të parë – për të konfirmuar qëndrimin e Bundestagut, për zgjërim të mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perendimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat