EULEX-i dhuron 15 vetura për Doganën e Kosovës

Lajme

EULEX-i dhuron 15 vetura për Doganën e Kosovës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:13

Dogana e Kosovës tani do ta ketë më të lehtë ta luftojë kontrabandën në vend.

Kjo pasi që departamenti kundër kontrabandë ka pranuar një donacion prej 15 veturave që e ka dhuruar EULEX-i.

Kjo ndihmë nga Misioni Evropian në Kosovë, do t'i kontribuojë lehtësimit të punës së doganierëve.

“ Padyshim që këto donacione në mënyrë indireket ndikojnë që dogana të mbledh të hyra më shumë për buxhetin e shtetit, për arsye se luftimi i evazionit fiskial dhe kontrabandës e qon në të hyra më të larta për buxhetin e shtetit që është një strategji e Qeverisë së Kosovës ”,tha Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ekonomia joformale, sipas shefi të EULEX-it, tash e tutje do të luftohet edhe më shumë.

“ Këto automjete do të përdorën nga ekipe kundër kontrabandimit të doganës për të luftuar krimin ndërkufitar si dhe krimin e organizuar. Pra do të shfrytëzohen kundër kontrbandimit dhe përfitimit të mashtrimeve në sferën e doganës”, tha Shef i EULEX-it, Gabriele Meucci.

Këto vetura të Tipit Nisan, deri tash janë përdorur nga doganierët e EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat