Shoqata e ish-Ministrisë së Mbrojtjes ka pakënaqësi për listat e veteranëve

Lajme

Shoqata e ish-Ministrisë së Mbrojtjes ka pakënaqësi për listat e veteranëve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 20:39

Shoqata e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës përshëndet publikimin e listave të dëshmorëve, veteranëve, pjestarëve dhe pjesmarrësve të luftës çlirimtare të kosovës. Njëkohësisht deklaron, se listat e publikuara përmbajnë disa gabime dhe mangësi të cilat duhet të korigjohen sa më parë. Është e pa drejtë që Ministrisë sonë të i ndërrohet emri dhe të i shtohet fjala “Egzil”, pasi që ajo ka qenë pjesë përbërëse e Qeverisë së Kosovës të zgjedhur nga vota e popullit, qeveri e cila aktivitetin e saj përmes ministrive të saj e ka zhvilluar në Kosovë, frytet e së cilës qeveri i kanë vjelur shumica e atyre që sot e mohojnë dhe shajnë atë.

Lista e propozuar nga ne për vetaran ka përfshirë një numër më të madh të veteranve dhe lista e publikuar nga Komisioni Qeveritar nuk është reale. Nuk është e drejtë të hiqet nga lista e dëshmorve bashkëpuntori më i ngusht i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe përkrahësit më të madh të ministrisë sonë Prof. Dr. Fehmi Agani. Dhe është po aq e pa-drejtë që në listën e veteranëve të futen disa të cilët nuk mund të krahasohen me kontributin e Fuad Ramiqi-it të dhënë për çlirimin e kosovës i cili qëllimshëm është vendosur në listën e pjesëtarëve dhe jo të veteranve. Shoqata jonë bënë thirrje, që mos të i mohohet askujt lufta çlirimtare vetëm për shkak të bindjeve partiake apo fetare.

Shoqata e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ju bënë thirrje të gjithë atyre që mendojnë se ju është bërë e pa-drejtë, që të ankohen në komisionin përgjegjës qeveritar dhe një kopje të ankesës së nënshkruar dhe protokolluar ta dërgoj të skanuar në PDF në emailin e shoqatës sonë: [email protected]. Futja në lista dhe caktimi në kategori të ndryshme nuk është vendosur nga ne dhe ato përfshijnë disa që ne as që i kemi propozuar për tu futur në lista. Por, në krahasim me listat e tjera të cilat janë të fryera pa masë, listat tona janë shumë reale, pasi që pjesa tjetër e cila ka qënë nën ombrellën e Ministrisë sonë, është futur në listat e brigadave të ndryshe të UÇK-së, ku ata kanë shërbyer.
Kurse deklarata e disa individëve që kanë kundërshtuar nënshkrimin dhe publikimin e listave të ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës nuk ja vlenë të komentohet, pasi që shifet se ata nuk paskan mbledhur mend edhe pas 16 vitesh. Populli i Kosovës e di shumë mirë, se ish-Ministria e Mbrojtjes së Republikës sëë Kosovës ka qenë aktive në Kosovë që nga fillimi i viteve të 90-a, pjesë e të cilës ka qenë edhe heroi kombëtar Adem Jashari. Ne nuk kemi bërë asnjëherë ndarje të luftëtarëëve të lirisë. Për të mos bërë përçarje të gjithë luftëtarët tanë kanë bartur omblemën e UÇK-së dhe synim kryesor kan UÇK-së pasur jo luftimin e grupacioneve apo partive të UÇK-së ndryshme shqiptare, por luftimin e pushtuesit serb dhe çlirimin e kosovës. Ne nuk kemi vepruar ndryshe, se po të kishim vepruar ndryshe, së pari Ministri dhe komandanti ynë Kolonel Ahmet Krasniqi, sot do të ishte gjallë, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat