EULEX "sqaron" deklaratën për dhomat e specializuara

Lajme

EULEX "sqaron" deklaratën për dhomat e specializuara

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:50

Në një deklaratë të Misionit EULEX, në lidhje me raportet e publikuara sot pasdite në mediat e Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara, misioni EULEX ka sqaruar atë që e ka thënë shefi i Misionit në përgjigjen nëse Misioni EULEX është i gatshëm që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara.
“Shefi i Misionit Meucci ka rikujtuar se, nëse Kuvendi i Kosovës i miraton ndryshimet kushtetuese, Dhomat e Specializuara dhe Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) do të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Nëse Kuvendi nuk i miraton ndryshimet kushtuese, atëherë struktura aktuale mbetet në kuadër të kornizës ligjore të EULEX-it, siç është tani. Pra çështja është nëse Kosova është e gatshme që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara, e jo EULEX-i”, thuhet në deklaratë.

“Dihet mirëfilli se mandati aktual i EULEX-it përfundon në qershor 2016”, shtohet më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat