Bastisen bizneset në Prishtinë, hetohen haraçlinjtë!

Lajme

Bastisen bizneset në Prishtinë, hetohen haraçlinjtë!

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:41

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, mëngjesin e së martës kanë ndërmarrë një aksion bastisjeje në lokalet e Pallatit të Rinistë në Prishtinë. Po në mesditë një varg veturash kanë kaluar me pjesëtarë të njësisë speciale, të gjithë të maskuar, por policia e Kosovës si zakonisht vazhdon të mbetet e mbyllur dhe t’ia ruajë dinjitetin të dyshuarve apo edhe të arrestuarve.
Burime të gazetës “Bota sot”, bëjnë të ditur se aksioni është ndërmarrë nga policë të krimeve ekonomike dhe inspektorë të ATK-së, të cilët kanë bastisur disa lokale në Pallatin e Rinisë, për t`i legjitimuar bizneset dhe ka qenë verifikuar lokalet e dhëna me qira dhe ato me mbi qira.

Historia fillon me goditjen nga biznesmeni Eroll Vitaku

Mësohet se Zyrtarë policorë e të ATK-së po ashtu po e hetojnë Drejtorinë e Pallatit për lëshime të kontratave të dyshimta. Lidhur me këtë “Bota sot”, nuk ka arritur të marr përgjigje nga Policia e Kosovës dhe as nga Administrata Tatimore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat