Rrëfimi i mizorisë! ISIS dhunonte dhe drogonte me morfinë robëreshat (Foto/Video)

Lajme

Rrëfimi i mizorisë! ISIS dhunonte dhe drogonte me morfinë robëreshat (Foto/Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:26

Dy gra të komunitetit fetar Jazidi kanë rrëfyer mizoritë që kanë përjetuar nga militantët e ISIS-it gjatë kohës sa janë mbajtur si robëresha, duke u përdhunuar seksualisht, pasi militantët kishin marrë zonën ku ato banonin në Irak, raporton Daily Mail.

Njëra, nënë 19-vjeçare, thotë se e lejonte sulmuesin dhe përdhunuesin e saj ta dhunonte ‘kurdo që ai dëshironte”, sepse në rast kundërshtimi ai do ta rrihte djalin e saj 1-vjeçar. Ajo thotë se djali i saj ishte i vetmi që e ndalonte nga vetëvrasja, ndërsa konifmon se roja një tjetër militant që i ruanin gratë në një burg të imporvizuar dhunonte një grua tjetër më të moshuar dhe vajzën e saj.

Gruaja tjetër, 25-vjeçare, shitej dhe tregtohej mes militantëve dhe fanatikëve të ISIS-it, duke e lidhur atë për shtrati dhe duke e droguar me morfinë në mënyrë që të mos bënte zhurmë. Ajo thotë se është rrahur aq keq sa s’mund të ecte për tre muaj të tërë.

ISIS ka kryer krime seksualë në mënyrë sistematike ndaj grave dhe vajzave të komunitetit Jazidi, prej se ka kidnapuar mbi 200 prej tyre nga shtëpitë e tyre në veri të Irakut, gjatë muajit Gusht.

Lexo lajmin e plotë në Daily Mail

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat