Një akt mirësie mes tragjedisë greke (Foto)

Lajme

Një akt mirësie mes tragjedisë greke (Foto)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:50

Fotografia e këtij 77-vjeçari bëri xhiron e botës, pasi u cilësua si fytyra e krizës ekonomike në Greqi. Një biznesmen do të fluturojë nga Australia në Greqi javën e ardhshme për t’i dhënë pensionin, një miku të vjetër të familjes së tij.

James Koufos, drejtor finance në një kompani në Sidnej, tha për “Daily Mail” se, do të fluturojë në Athinë ditët e ardhshme, pasi zbuloi fotografinë e 77-vjeçarit Giorgos Chatzifotiadis duke qarë jashtë një banke, pasi nuk arriti të merrte dot shumën prej 120 euro.

Këtë zbulim Koufos e bëri përmes mediave sociale, ku u publikua në mbarë botën fotografia e pensionistit grek.

Koufos mësoi më pas se Chatzifotiadis ishte një mik i babait të tij të ndjerë, Xhorxh Koufidis dhe që të dy kishin ndjekur të njëjtën shkollë, në një fshat grek.

Chatzifotiadis kishte pritur në radhë në katër bankat në qytetin e tij, me shpresën se do të tërhiqte pensionin e tij javor 120 euro, por ra në dëshpërim pasi u kthye disa herë.

“Duke parë këto foto, u emocionova vërtet. Kjo ishte një mundësi e mrekullueshme për të ndihmuar dikë. Ne e dimë fshatin ku ai jeton. Nëna ime, e cila jeton në Greqi, u emocionua shumë kur dëgjoi historinë. Kjo gjë më motivoi për të bërë diçka”, shprehet biznesmeni.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat