Kriza greke, Nis takimi në Bruksel, Tsipras kërkon 7 miliard euro nga kreditorët

Lajme

Kriza greke, Nis takimi në Bruksel, Tsipras kërkon 7 miliard euro nga kreditorët

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:29

7 mld euro është kërkesa e re e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, dhe që i duhet të akordohet qeverisë brenda 48 orëve.
Kërkesa e Tsipras është kërkuar për t’i bërë ballë situatës emergjente për t’i shpëtuar famlimentit.
Nga burime brenda BE-së është bërë me dije se kjo do të jetë kërkesë e Tsiprasit gjatë samitit të Brukselit.
Pak orë para Samitit shefja e FMN-së, Christine Legarde ka paralajmëruar se pa paguar borxhin prej 1.6 miliard dollarësh për Greqinë, nuk do të ketë fonde të reja.
“Duam të shmanget Grexit, jam kundra daljes nga BE-ja, dhe dua ta shmang deri në fund”, kështu ka deklaruar Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në mbledhjen e parlamentit europian në Strasburg pak orë para se Aleksis Tsipras të njohë Eurogrupin me paketën e re të propozimeve.
“Eurozona nuk përbëhet vetëm nga një demokraci por nga 19 dhe ne mbrojmë interesat e BE-së si të tërë,” tha Junker.
Ndërkohë ministri i dorëhequr i financave, Varufakis, ka shpjeguar për mediat vendimin për t’u larguar. “Nuk kisha asnjë rrugë tjetër, nuk punoja më dot në ato kushte. Shpresoj që qeveria të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë”.
Ndërkohë në Greqi, ka ende radhë të mëdha përpara bankomateve, pasi bankat do të qëndrojnë të mbyllura edhe për disa ditë, deri më 10 korrik me kushtin që BQE-ja nuk do ndërpresë likuiditetin e bankave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat