Si të mbrohemi nga mashtrimi ISIS? Shpëtimi është Skënderbeu!

Lajme

Si të mbrohemi nga mashtrimi ISIS? Shpëtimi është Skënderbeu!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:11

Është tragjike, dhe lënduese për shqiptarët kur sheh se si djem të rinjë, të cilët për vite të tëra morën zemrat e shqiptarëve, por edhe të tjerëve, dhe sot përfundojnë tragjikisht.
Tragjikisht, pasi në lulen e rinisë vdesin duke humbur botëkuptimin për ardhmërinë e jetës, si njeri së pari, dhe pastaj si shqiptar.
Shqiptarët ende nuk kanë asnjë ide, as iluzion se kush në të vërtetë është ISIS-i, aq shpejt u shfaq, u fuqizua dhe aq shumë tmerrshëm po e trondit botën, sa edhe sikur të ishin nga ndonjë planet tjetër nuk do të mund të justifikoheshin sjelljet aq makabre të tyre.
Është e pashpjegueshme ende, se si të rinjë shqiptarë jashtë Kosovës dhe diasporës rekrutohen nga qendra e ISIS-it!
Në Kosovë, sidomos, mbretëron ideja se lidhjet e rekrutimit për në ISIS kalojnë nëpërmjet Serbisë, sikurse edhe në Maqedoni, nëpërmjet Serbisë dhe shërbimit sekret Maqedonas, e po ashtu edhe në Shqipëri janë të përfshira shërbime të huaja.
Por, a ka ndonjë të përbashkët me shqiptarët, ideali i grupit ISIS?
Përgjigja është e menjëhershme, jo dhe aspak. Shqiptarët e kanë të konstituuar identitetin e tyre kombëtar, nuk kanë probleme me besimet e tyre. Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan, i cili që në mesjetë nuk identifikohej me fenë, dhe ky ka qenë çelësi që i ka shpëtuar shqiptarët nga çdo lloj asimilimi, pra ia ka siguruar mbijetesën etnike dhe kombëtare, dhe nuk e ka bërë këtë as ajo ortodokse, që më së shumti ka asimiluar, por as ajo islame, pasi që të dyja fetë kanë asimiluar dhe vazhdojnë të asimilojnë, si në grek, serb, maqedonas, por edhe në ‘mysliman’ si në Sanxhak, në Rozhajë e tutje, në turq e në boshnjak, si në Kosovë e në Maqedoni, dhe veçanërisht në Turqi, ku janë shqiptarë ose me origjinë 5-9 milionë shqiptarë. Pra, po të ishte për islamin apo perandorinë turke, sikur ta kishte pasur qëllim ruajtjen e shqiptarëve, shqiptarët sot në Turqi do të kishin edhe universitete të tyre, mos të flasim për shkolla që nuk i kanë, as ato fillore, dhe do të ishin në Parlament të përfaqësuar më shumë se kurdët, duke pasur mbi 80 deputetë.
E dyta, shqiptarët nuk kanë të përbashkët me urrejtjen që përfaqëson dhe artikulon sot ISIS-i. Shqiptarët janë shembull në botë, se si një komb i ndarë në tri besime fetare të mëdha, nuk ka pasur asnjëherë konflikte, dhe se si të gjithë jetojnë në paqe dhe madje kanë edhe martesa të përziera.
Shqiptarët brenda identitetit të tyre, të nisur që nga mesjeta kur u quajtën arbër, janë identifikuar me të parët e tyre. Skënderbeu e identifikonte veten si pasardhës të Pirros së Epirit, dhe Aleksandrit të madh. Pra, ai nuk e shihte veten si pasues fetar, përkundrazi ai erdh si një shpëtimtar shqiptar, si shpëtimtar kristian ai shihej nga katolicizmi, dhe bile edhe nga ortodoksia. Skënderbeu mblidhte gjithë energjitë e mundshme për ta sfiduar një perandori, që nga do shkelte nuk mbinte bari!
Ishin idetë skenderbejane ato që mrekulluan Rilindjen kombëtare shqiptare për të ngjizur ideologjinë kombëtare shqiptare!

I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat