Biseda në Skype, Flet xhihadistja italiane Fatima: “Presim koka njerëzish në emër të Allah-ut”

Lajme

Biseda në Skype, Flet xhihadistja italiane Fatima: “Presim koka njerëzish në emër të Allah-ut”

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:49

Maria Giulia Sergio nëpërmjet Skype ka folur ashpër kundër jobesimtarëve. “Ne vrasim sepse ashtu urdhëron Sheriati”. Më pas ajo kërkon infromacione për prindërit e arrestuar.


Ne kur i presim kokën dikujt, them ne sepse edhe unë jam pjesë e Shtetit Islamik, kur e bëjmë një akt të tillë, po i bindemi Sheritatit,”thotë Maria Giulia Sergio.


Për ditë me radhë adresa e saj në skype ka qenë e heshtur. Por më në fund, xhihadistja italiane, e kërkuar për akte terroriste, u përgjigj. Konfirmohet qëështë ajo me të vërtetë. E njëjta 28-vjecare, që u nis për Siri shtatorin e vitit 2014 me bashkëshortin e saj shqiptar Aldo Kobuzi.


Në fillim të bisedës Maria Giulia e njohur si Fatima Zahara kërkon informacione për familjen e saj të arrestuar. Kërkon të dijë nëse janë të gjithë mirë. Për të ,operacioni anti-terror ku u arrestuan 10 persona, është “vetëm një vrimë në ujë që nuk shërben për asgjë. Edhe pse emri i saj përfundoi në gazeta ajo vazhdonte të komunikonte me familjarët. “Mesazhet që shkëmbenin me prindërit dhe motrën nuk ishin aspak nxitje nga xhihadistët. Ne flisnin se si prindërit e mi do të kishin bërë një jetë shumë të mirë këtu në Shtetin Islamik”.


Shteti Islmaik, është një vend i përsosur. Këtu nuk bëjmë asgjë që shkon kundër të drejtave humane. Ne bëjmë gjëra që ndjekin ligjin e Allah-ut. Keni dëgjiuar për historitë e Guantanamos, apo burgjet e tjera të fshehura? Shteti Islamik nuk torturon asnjë të burgosur. Por reagon sipas sheriatit. Sipas ligjit të Allahut të mëshirshëm”.


A e dini ju që e gjitha bota na sulmon? Dy ditë më parë, një dron i telekomanduar i ngarkuar me eksploziv shpërtheu cdo gjë që ndodhej këtu. Allahu thotë që kush vjedh, duhet t’i pritet dora. Kështu që askujt mos t’i shkojë në mend të vjedhë këtu”.


Më pas biseda në skype mbyllet, Maria Giulia kthehet përsëri në Fatima, me fytyrën e saj të fshehur nga një vello e zezë.


 


Ne video – Biseda ne Skype mes gazetares italiane dhe xhihadistes Fatima


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat