Thaçi ka udhëtuar për në Itali

Lajme

Thaçi ka udhëtuar për në Itali

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:55

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Itali.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim pune me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paolo Gentiloni, me të cilin do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon si dhe bashkëpunimin e Kosovës me Bashkimin Europian.

Nënshkrimi i MSA-së, bashkëpunimi rajonal me theks në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, lufta e përbashkët kundër radikalizmit dhe terrorizmit si dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës, janë temat që do të diskutohen në takim.

Italia është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovë, është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe anëtare e “Quint”-it, grupit të pesë shteteve perëndimore që përkrahin Kosovën në procesin e integrimit euroatlantik.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat