Raporti: 2015-a, viti i emigrantëve

Lajme

Raporti: 2015-a, viti i emigrantëve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 08:57

Numër rekord prej 137 mijë emigrantësh kanë kaluar Detin Mesdhe deri më tani, një rritje kjo prej 83 për qind nga një vit më parë.

Kështu tregon raport i ri i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

“Evropa po përjeton një krizë refugjatësh të përmasave historike”, tha komisioneri i OKB-së për refugjatët, duke bërë publike raportin.

Sipas raportit, një e treta e emigrantëve që mbërrijnë në Greqi apo Itali janë refugjatë nga lufta në Siri.

12 për qind largohen nga dhuna në Afganistan dhe 12 për qind të tjerë nga persekutimet në Eritreja.

OKB-ja thotë se, 1.867 emigrantë janë vrarë gjatë rrugëtimit këtë vit, duke udhëtuar në anije të mbingarkuara nga Turqia ose Afrika e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat