Ende nuk dihet se kur do të takohen Mustafa e Vuçiq

Lajme

Ende nuk dihet se kur do të takohen Mustafa e Vuçiq

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 23:57

Ende nuk dihet se kur mund të ketë takim ndërmjet palëve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, për temat që kanë nisur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic nuk tregon nëse ky takim do të jetë para pushimeve të verës, por nuk komenton as deklaratat se ekziston presioni për t’u përmbyllur marrëveshja në pako para pushimeve të verës, transmeton Tribuna Channel.

Kocijancic nuk është përgjigjur as në pyetjen se sa mund të ndikojë në proceset integruese të dyja vendeve në Bashkimin Evropian, nëse palët dështojnë të merren vesh për çështjet që kanë diskutuar për rreth një muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat