Nipi i shkruan letër gjyshit i rënë dëshmor para 17 viteve

Lajme

Nipi i shkruan letër gjyshit i rënë dëshmor para 17 viteve

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 23:16

Dymbëdhjetë vjeçari Nimon Bajraktari, nga fshati Rudica, e ka përkujtuar gjyshin e tij të rënë para 17 viteve.

Lexojeni të plotë letrën e tij

Shtatëmbëdhjetë vjet pa ty Gjysh

I nderuari Gjyshi im, dëshmori i dheut të Kosovës, i lirisë tonë

Gjysh, djali juaj, ma ka vënë emrin tënd mua. Emrin Nimon e mbajë me krenari.

Sot, po mbushen 17-vjet prej se u vrare në fushën e betejës – për Lirinë e Kosovës, duke luftuar kundër policisë e ushtrisë serbe.

Gjysh, unë jam rritur me rrëfimin tënd, me atë që t’i ke dhënë më të shtrenjtën – JETËN - për popullin e Kosovës. Do të jem krenar sa të jem gjallë me veprën tënde, me trimërinë tënde dhe me sakrificën tënde.

Gjysh, amaneti juaj për çdo ditë po realizohet. Po shkon në vend ëndrra jote për Shtetin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe përparimin e vendit tonë.

Gjysh, rënien tënde do ta kujtojmë përgjithmonë, sa të jetë jeta. Kosova, Qyteti, Familja do të përkujtojmë përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat