Vapë afrikane në Kosovë

Lajme

Vapë afrikane në Kosovë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 22:29

Kjo javë pritet të karakterizohet me temperatura të larta, të cilat e kanë burimin nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, do të sillen mes 31 deri në 35 gradë Celsius.

Rritja e lartë e temperaturave ka bërë që të shtohet edhe numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në Kosovë.

Pranë Qendrës Emergjente në Prishtinë është rritur për rreth 3 për qind numri i pacientëve të cilët paraqiten nga vapa e madhe. Pediatri Muharrem Avdiu ka bërë thirrje për kujdes dhe mos ekspozim të fëmijëve në diell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat