Vritet në Siri kampioni i botës në Mai Tai, Valdet Gashi

Lajme

Vritet në Siri kampioni i botës në Mai Tai, Valdet Gashi

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 21:20

Kampioni i botës në Mai Tai me orgjinë nga Kosova, i cili jetonte në Gjermani dhe që nga janari ndodhej në Siri, Valdet Gashi, ka ndërruar jetë në rrethana ende të panjohura.

Burime të afërta kanë bërë të ditur se Gashi, ka ndërruar jetë një javë më parë, por rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë te ditura.

Më vonë këtë lajm e ka konfirmuar edhe vëllai i tij në rrjetin social “Facebook”.

Gashi i ishte bashkëngjitur ISIS, ndonëse duke thënë që nuk kishte qëllime të këqija dhe familja apelonte për kthimin e tij.

Siç shkruajnë mediat në gjuhën gjermane, ai kishte pranuar këtë ideologji, por ende nuk dihen më shume detaje rreth lajmit për vdekjen e tij.

Bashkimi i Gashit me ISIS, kishte bërë jehon në shumë media Perëndimore edhe për shkak të suksesit që ai kishte në sport më parë. Gashi ka bashkëshorten dhe dy fëmijë dhe familja me origjinë nga Klina në Kosovë, jeton në Sengen të Gjermanisë.

Gashi ishte i famshëm në sportin e tij në Zvicër, duke qenë edhe trajner te Winterthur.

Lexo më shumë Vritet në Siri kikboksieri shqiptar, Valdet Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat