Musliu: Pasi serbët e hoqën lapidarin e tyre mbi Lluçan, le ta kthejnë lapidarin tonë në Preshevë

Lajme

Musliu: Pasi serbët e hoqën lapidarin e tyre mbi Lluçan, le ta kthejnë lapidarin tonë në Preshevë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:51

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Presheëvs, Junuz Musliu, ka thënë se largimi i pllakës në Lluçan me emrat e policëve serbë të vrarë gjatë kohës së UÇPMB-së, është një gjë pozitive për ne, por se Qeveria serbe ta kthejë në vendin e vetë Lapidarin e Preshevës.

Musliu mes tjerash tha se “ky është një presion që kanë bërë Liderët politikë të Luginës në Qeverinë e Serbisë”!

“Në çdo takim është kërkuar një gjë e tillë, sepse ai lapidar nuk e ka patur vendin aty, pasi aty nuk ka patur viktima. Dëshmorët dhe krimi duhet të dallohen dhe është mirë të dihet se për kë duhet të ngritet Lapidari”, ka thënë ai, transmeton BujanociNet.

Sipas kryetarit të KKSH-së, nga kjo pikë ku ka qenë i vendosur lapidari tanimë i hequr, Ushtria serbe kanë vëzhguar rrugët dhe gjithçka rreth këtij territori tha Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat