Shqiptari iu bën foto, tërbohen grekët që presin 60 euroshin në rradhë…

Lajme

Shqiptari iu bën foto, tërbohen grekët që presin 60 euroshin në rradhë…

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:37

Kjo foto që po qarkullon në rrjet dëshmon më së miri momentin e vështirë që po kalojnë fqinjët helenë.

Një qytetar shqiptar ka shkuar në Greqi për të kaluar fund-javën dhe meqë ishte, ka patur edhe idenë që të shkrepë një foto të grekëve teksa presin në rradhët e gjata me orë të tëra përpara bankomateve, për të tërhequr shumën e kufizuar prej 60 eurosh në ditë.

Si duket targa e automjetit shqiptar i ka tërbuar grekët që prisnin në rradhë dhe në foto duket qartë që ata kanë reaguar të revoltuar, duke bërë shenja me duar, transmeton mapo.

Grekët mund të pranojnë gjithçka me sa duket, por jo që shqiptarët, që kryesisht kanë qenë hallexhinj në Greqi në të shkuarën, sot t’iu vijë dita e të tallen me hallin e popullit të lashtë në jug të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat