Çfarë do të ndodhë tani me Greqinë?!

Lajme

Çfarë do të ndodhë tani me Greqinë?!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:48

Pas refuzimit nga shumica e popullit grek të kushteve të kreditorëve evropianë dhe pas dorëheqjes së ministrit të Financave të vendit, e ardhmja e Greqisë në Bashkimin Evropian duket më e brishtë se kurrë.

Në këtë pikë, presioni bie mbi kryeministrin Alex Cipras, që ai të mund të gjejë një plan për të qëndruar në euro, por koha po mbaron. Ministri i Financave greke Yanis Varoufakis, 54 vjeç, dha dorëheqjen sot, gjë që shumë njerëz, duke përfshirë edhe Ciprasin, e panë si një hap bazë për negociata të mëtejshme me kreditorët.

Zëvendësministrat e financave nga eurozona do të takohen sot, ndërsa udhëheqësit e BE-së po planifikojë të kenë takime të tjera të minutës së fundit.

Përpjekjet e udhëheqësve të BE-së

Udhëheqësit e eurozonës kanë planifikuar të takohen të martën për një samit emergjent për të diskutuar mbi rezultatin e referendumit. Por, para se kjo të ndodhë, kancelarja gjermane Angela Merkel do të takojë Presidentin francez Francois Hollande sonte.

Ky takim do të jetë vendimtar, pasi ka disa dallime mes Francës dhe Gjermanisë, me Francën e etur për të miratuar një qëndrim më fleksibël në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, dhe Gjermaninë e cila po mban një qëndrim të ashpër ndaj Greqisë dhe përpjekjeve të Athinës për të rinegociuar për fonde shtesë. Eurogroupi, i cili është i përbërë nga ministrat e shteteve anëtare të eurozonës, do të takohet gjithashtu të martën.

Drejt fundit afati për të paguar 3,5 mld euro

Ndërsa Greqia dështoi në pagimin e 1,5 miliardë eurove ndaj FMN-së brenda afatit të pagimit muajin e kaluar, pikëpyetja shtrohet a do t’i paguajë Bankës Qendrore Evropiane 3,5 miliardë euro deri në 20 korrik. Është e mundur që të dy palët të mund të arrijnë një marrëveshje përpara atij afati.

Ekonomisti Ted Loch-Temzelides parashikon për "ABC"-në se ka më shumë se 50 për qind shans që të arrihet një marrëveshje përpara këtij afati, që do të lejojë një paketë të re ndihme për të shmangur skenarin katastrofik për Greqinë.

Po mbarojnë paratë në ATM

Bankat greke mund të shkojnë drejt shterimit të parave të gatshme në fundjavën e ardhshme. Varoufakis tha për “ABC News” përpara referendumit të së dielës, se bankave po u mbarojnë paratë, falë "krizës së likuiditetit të projektuar politikisht".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat