Për formimin e ushtrisë nuk pyeten kasapët dhe xhelatët!

Lajme

Për formimin e ushtrisë nuk pyeten kasapët dhe xhelatët!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:25

Pika më e ndjeshme e procesit të krijimit të Forcave të Armatosura, është pikërisht sigurimi i votave të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. Kjo për faktin se, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ngërthen brenda sajë mekanizma që imponojnë edhe vendimin e komuniteteve tjera, dhe kjo arrihet, në varësi të rasteve, vetëm kur shumica ose 2/3 e tyre, japin votën për miratim të ligjeve ose për ndryshim të Kushtetutës.
Por, në këtë kohë, kur Rusia po e kërcënon hapur Europën pas invadimit të Krimesë, rritjes së ambicieve serbe dhe atyre ortodokse përgjithësisht në Ballkan, shqiptarët, dhe veçanërisht e ardhmja e Kosovës është më e kërcënuar se kurrë. Atëherë a duhet të pyeten pakicat për bërjen e ushtrisë ose jo!?

Vështirësitë ligjore e kushtetuese

Analistët theksojnë për gazetën “Bota sot” se, Kosova nuk e ka karakterin e një shteti multietnik vetëm deklarativisht, por kjo është thellë e sanksionuar me kushtetutë dhe në sistemin politik. Për transformimin e FSK-së në ushtri kombëtare, Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK), kërkohet votimi i ligjit në Kuvend, respektivisht ndryshim i emërtimit të kapitullit 10 dhe nenit 126 të Kushtetutës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat