Cila gjykatë vendore do të mund ta shpronësonte mafinë kriminale të Kosovës?!?

Lajme

Cila gjykatë vendore do të mund ta shpronësonte mafinë kriminale të Kosovës?!?

Nga: Nga Idriz Zeqiraj Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:24

Zoti Limaj thotë se "jemi të gatshëm për partneritet"! Por, cili shtet serioz pranon të këtë partneritet me bandat, që kanë përgjakur Kosovën, duke vrarë luftëtarët atdhetarë shqiptarë, duke lënë jetimër mijëra fëmijë, duke veshur në të zeza motra, nuse dhe nëna shqiptare, duke lënë në zi vëllezër, baballarë dhe farefisni masive?!

Por, zoti Fatmir Limaj gjen një zgjidhje, duke shprehur një mendim të pranueshëm, (të cilin, personalisht, e kem përsëritur shumë herë): "T`ia japim një shteti të drejtën juridike dhe politike, pra, qeverisjen e Kosovës, duke e liruar vendin nga qeverisja kriminale", - thotë ai. Vërtet, qeverisja e Kosovës nga një shtet i fuqishëm e ligjor, mik i shqiptarëve, si Amerika, Anglia, Gjermania, Austria..., do të ishte zgjidhje më se e pranueshme, për ta shpëtuar Kosovën nga krimi e kriminelët, nga korrupsioni - hajnia zyrtare, duke ia kthyer pasuritë shtetërore, të grabitura, popullit, me anë të sekuestrimit të pasurive të paligjshme kriminelëve partiakë e pushtetarë.

Ilustrojmë me shembullin markant: Në emisionin televiziv "Pa rrotulla", njeriu i SHIK-ut dhe i krimit, Shukri Buja, rrëfen për pasuritë e tij milionëshe. Ai ka blerë shumë dhjetëra hektarë tokë, pronë shtetërore dikur, me nga një vezë metrin (m2). Dhe, tani e shet metrin (m2) me nga një lopë! Kështu kanë vepruar edhe krerët tjerë të hierarkisë partiake dhe pushtetare të Kosovës.

Dhe, ata që anatemojnë, mallkojnë Gjykatën Speciale, le të na thonë se cila gjykatë vendore do të mund ta shpronësonte mafinë kriminale të Kosovës?!? Asnjë gjykatë vendore, absolutisht asnjë, nuk do të guxonte as ta nismonte çështjen në fjalë. Atëherë, pse llomotisni kotsekoti?! Apo doni të livadhisni e zhvatni edhe më tej pasurinë e brezave shqiptarë, duke i lënë ata refugjatë të përjetshëm nëpër botë?!

Thirrjet demagogjike të Ramushit

Fort nervoz e zevzek shpërfaqet, kohëve të fundit, zoti Ramush Haradinaj. Ai nuk po arrin ta kuptojë se diktati i përgjakshëm i gjeneralëve dhe i rrospihanëve ka perënduar, por, pasojat vazhdon t`i vuajë populli mjeran i Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat