Vazhdojnë mashtrimet dhe trillimet serbe për mohimin e historisë dhe të sovranitetit të Kosovës

Lajme

Vazhdojnë mashtrimet dhe trillimet serbe për mohimin e historisë dhe të sovranitetit të Kosovës

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:23

Këtë tragjedi me përmasa ballkanike, e provon edhe dialogu i parakohshëm dhe i dikuar i Beogradit, që e detyroi Prishtinën zyrtare, ta ulë në “tryezën e gjelbër” diplomatike të BE-së, ku “asset” politikë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Serbisë sipas strategjisë hegjemoniste serbomadhe, të mbështetur nga Tomislav Nikoliq, president i Serbisë, me çdo kusht po kërkojnë “federalizimin” e Kosovës së pavarur dhe sovrane, sipas modelit të “Republika srpska” të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës. - Uvertyrë e një paradoksi të këtillë juridiko-politik në funksion të shkatërrimit të sovranitetit të Republikës së pavarur të Kosovës, është “ Bashkësia e Komunave Serbe”, e cila është duke u debatuar mes palëve negociuese serbo-shqiptare në Bruksel nën monitorimin e Federica Mogherini (kryeshefe për politikë të jashtme dhe për sigurisë të Bashkimit Evropian).

****
Është i pamohueshëm konstatimi historiko-shkencor e politik, se problemi i Kosovës nuk është i ri (që sipas propagandës politike kishtare serbe zë fill nga 10 qershori 1999, kur Kosova vihet nën mandatin ndërkombëtar të OKB-së dhe KFOR-it), por është shumë i vjetër, dhe ka karakter kolonial, sepse de facto është aneksuar dhe kolonizuar me forcë, me terror dhe me gjenocid, që nga shtatori i vitit 1912 nga ana e ushtrive grabitqare-pushtuese të Serbisë dhe të Malit të Zi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat