Shteti Islamik ka ekzekutuar dy aktivistë sirianë, pasi ata shpërndanë fletushka kundër ligjit të Sharias.
ISIS ka publikuar një video nga marrja në pyetje dhe më pas ekzekutimi brutal i të rinjve nga Raka.
Qëllimi është të dekurajohen aktivistët e tjerë.
Të ekzekutuarit janë 21-vjeçarët Bashar Abdul Atheem dhe Faisal Hasan Al Habib.