Kosova e pa shpresë nëse shpërthejnë luftëra të reja!

Lajme

Kosova e pa shpresë nëse shpërthejnë luftëra të reja!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:25

Ndërkohë, që Amerika e mbi superfuqishmja e botës e sheh me shqetësim avancimin në armatim modern dhe të sofistikuar Kinën, shqiptarët sillen si të ishin në mbrojtje të Zotit, në kohën që gjithëditën e lume lirinë e tyre ia atribuojnë Amerikës dhe i falen asaj për këtë liri.
Është ish sekretarja e shtetit Hillari Klinton, e cila gjatë fushatës zgjedhore për të fituar kandidaturën brenda Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve, deklaroi me shqetësim se Kona po ecën shpejt në superamatim modern.
Merreni me mend, SHBA-të janë tepër të shqetësuara për sigurinë e tyre pasi Kina mund ti sfidojë në një të ardhme të afërt, dhe këtë provokim po e bën duke krijuar ishuj artificial në detin jugor kinez, ndërsa Kosova nuk çan fare kokën për siguri.
Investimet në siguri janë thuaja poshtëruese, si për Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ashtu edhe për policinë e Kosovës nuk ka armatime të sofistikuara.
Një projekt që e kishte nisur vite më parë Ministria e Brendshme për blerjen e helikopterëve ka dështuar.
Thënë shkurt Kosova nuk ka kurrfarë armatimi, as modest në rast rreziqesh, ndërsa fqinjët si Serbia, kanë kontrata të ndryshme shitblerjesh dhe armatimesh moderne. Kështu që në mbesim nën mëshirën e fatit. Më saktë ne duhet të vazhdojmë të jetojmë nën ankthin se serbët janë më të fuqishëm se ne dhe se mund të na shqyejnë edhe njëherë si komb si në kohën e Millosheviçit.
A nuk është kjo trishtuese, a nuk është më shokues se çdo rrezik tjetër që ne e paramendojmë, kur ju nuk keni ndërtuar asnjë të ardhme për të vetqëndruar, kur nuk kemi asnjë siguri për kohën pas KFOR-it, dhe as nuk e dimë se kur do të ikën KFOR-i, në mënyrë që të jemi të gatshëm për të vet ekzistuar, si shtet sovran dhe i pavarur.
Në kohën, që ka rinisur gara për armatimin modern, ku pos SHBA-ve, tani të përfshirë edhe Kinës, në këtë kryegarë, ku Rusia si shtet destabilizues i paqes botërore dhe mbështetëse e përhershme e interesave serbe kërcënon se ka bërë një kryezbulim teknologjik, që të ‘fikë’ ‘satelitët ushtarakë dhe armët e tjera të armiqve dhe se ky sistem i ri do jetë në gjendje që të bllokojë sistemet udhëzuese të raketave dhe armëve të tjera të precizionit të lartë’.
Pra, ne le që nuk kemi shans as shpresë për këso lloj armatimesh, por ne nuk kemi më shumë se një pushkë automatike, pra Forcat e Sigurisë së Kosovës. As Shqipëria nuk duket që ka një përparim më të madh, atëherë cila është shpresa dhe perspektiva jonë. Në kohën që kishim bindjen se ne bota do të ishte në paqe si kurrë më parë, po ndodh e kundërta! I.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat