Liria e Perëndimit

Lajme

Liria e Perëndimit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:01

Ky njeri shkaktoi një shok të vërtetë në Britaninë e Madhe.

Ai u fotografua duke shëtitur pranë Parlamentit anglez, mbështjellë me një flamur të Shtetit Islamik.

Mbi shpatulla mbante një vajzë të vogël.

Ngjarja vjen pak orë përpara se Britania të përkujtojë sulmet terroriste të 7 Korrikut.

Policia ka konfirmuar se e ka ndaluar burrin, që po lëvizte në një zonë të mbushur me turistë.

Megjithatë nuk e kanë arrestuar, pasi veprimet e tij janë në përputhje me ligjin.

Vendimi ka shkaktuar një tërmet me reagime në rrjetet sociale.

Shumë njerëz thonë se nuk ndjehen të sigurt në rrugët e Britanisë.

Kjo ngjarja vjen pak ditë pasi një person i ISIS sulmoi dhjetëra pushues në Tunizi, duke vrarë 38 prej tyre.

Shumica ishin britanikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat