“Minister no more”! A po festojnë grekët rrënimin?

Lajme

“Minister no more”! A po festojnë grekët rrënimin?

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:04

“Minister no more”!

Ky ishte njoftimi i shkurtër në rrjetet sociale, që paralajmëroi dorëheqjen e ministrit të Financave në Greqi, Yanis Varoufakis.

Dorëheqja e tij ka hapur mundësitë për të tjera negociata me kreditorët, pavarësisht votës së grekëve në referendumin e së dielës.

Varoufakis ishte një person që nuk pëlqehej nga negociatorët europianë.

Megjithatë disa zyrtarë europianë kanë paralajmëruar se kreditorët mund ta marrin votën JO në referendum si një paralajmërim se grekët nuk duan më bisedime.

Vetë kryeministri Alexis Tsipras tha se Greqia do të ulet sërish në negociata të hënën.

E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, shkruan se dita e votimit ishte një ditë dramatike për Europën.

61 përqind e grekëve i thanë jo paketës së reformave të ofruar nga BE.

“Grekët po e festojnë JO-në si fitoren e Europianit në vitin 2004. Ndërkohë bankat janë të mbyllura dhe mencat për të varfërit janë shtuar”, shkruan gazeta.

“Po festojnë shkatërrimin ekonomik. Kjo ishte dita kur mijëra grekë po kërcejnë për rrënimin e tyre,” e mbyll shkrimin gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat