Çerdhet e Prishtinës mbyllen nga 27 korriku

Lajme

Çerdhet e Prishtinës mbyllen nga 27 korriku

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:02

Institucionet parashkollore në kryeqytet do të mbyllen nga data 27 korrik deri më 7 gusht.
Mbyllja e Çerdheve do të bëhet për shkak të pushimit veror .

Drejtoria Komunale e Arsimit ka marrë vendim që institucionet parafillore ta shfrytëzojnë pushimin nga data 27 korrik – 07 gusht 2015, respektivisht vetëm në këtë periudhë kohore çerdhet do të jenë të mbyllura.

Gjatë periudhës së pushimeve do të përgatiten institucionet edukative – arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor ndërsa do të bëhet dezinfektimi dhe dezinsektimi i objekteve shkollore.

Po ashtu, do të bëhen edhe intervenimet e nevojshme në infrastrukturën shkollore.

Koordinimi i orarit të edukatoreve është kompetencë e brendshme e çdo institucioni parashkollor të Komunës së Prishtinës, në përputhje me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka njoftuar Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prishtinës.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat