Veturat zyrtare po e dëmtojnë buxhetin, ato po përdoren edhe për pushime (Foto)

Lajme

Veturat zyrtare po e dëmtojnë buxhetin, ato po përdoren edhe për pushime (Foto)

Nga: H.Orana Më: 6 korrik 2015 Në ora: 09:19

Keqpërdorimi i veturave zyrtare është bërë shumë i shpeshtë në Kosovë. Veturat me 3Z shihen në cdo skaj të Kosovës e deri në Shqipëri. Këto vetura përdoren për pushime verore pasi janë parë në Durrës, Velipojë e qytete tjera bregdetare në Shqipëri. Keqpërdoruesit e tyre nuk e kanë fort dert se sa shpenzime i kushtojnë buxhetit të Kosovës, më i rëndësishëm qejfi.

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kishte urdhëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme që këto vetura të ndalohen dhe nëse nuk ka udhëtime zyrtare, të kthehen prapa. Por duket se ky urdhër i kryeministrit ra në vesh të shurdhër. Buxheti po vazhdon të keqpërdoret./BS



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat