Dorëhiqet kreu i Financave greke

Lajme

Dorëhiqet kreu i Financave greke

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:09

Vetëm disa orë pasi populli grek i tha qartazi jo masave shtrënguese të kreditorëve përmes referendumit të 5 korrikut, vjen dhe dorëheqja e Ministrit të Financave Yanis Varoufakis.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministri përmes twitterit, ku shkruan: “ Sot po lë Ministrinë e Financave greke”.
Motivin e dorëheqjes, kreu i Financave greke e lidh me nevojën e arritjes së një marrëveshje me Eurogrupin.
Këta të fundit, sipas Varufakis, janë shfaqur qartazi kundër prezencës së tij në takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat