Të nxehtit kulminon të mërkurën, më pas zbritje e lehtë temperaturash

Lajme

Të nxehtit kulminon të mërkurën, më pas zbritje e lehtë temperaturash

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:48

Ditëve të para të javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të ngriten mbi 30C, e të mërkurën edhe mbi 35C. Edhe minimalet do të jenë në rritje nga 14C, të hënën, deri 19C të enjten në mëngjes. Të mërkurën në mbrëmje rreth viseve malore ka mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë. Era do të fryejë nga verilindja lehtë 1-4m/s, e të mërkurën nga jugperëndimi 1-2m/s.
Pasi që vala e të nxehtit të arrijë kulminacionin të mërkurën, të enjten pritet të mbajë mot jo shumë i nxehtë, e vende-vende priten mundësi edhe për reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat pritet të pësojnë zbritje deri në 30C, të enjten, e të premten edhe nën 30C. Edhe minimalet të premten do të zbresin lehtë në 16C. Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 4-8m/s.
Shtypja atmosferike do të jetë në zbritje rreth vlerave normale të mërkurën, e më pas sërish në rritje graduale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat