Jo vendimtare e Greqisë, çfarë do ndodhë tani?

Lajme

Jo vendimtare e Greqisë, çfarë do ndodhë tani?

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:15

Teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit, grekët kanë dhënë një jo decizive për paketën shpëtuese të BE-së, me 60% të votuesve, kundrejt 40% që kanë votuar Po. Ndërsa kjo është një fitore politike e kryeministrit greke Alexis Tsipras ka të ngjarë ta zhysë Greqinë më shumë në krizë, teksa vendi po përpiqet të parandalojë një kolaps të sistemit financiar, që po i mbarohen paratë.

“Pas lajmit për këtë “Jo” vendimtare, ne do të thërrasim partnerët tanë që të gjejmë një gjuhë të përbashkët,” tha Yannis Varoufakis, ministri grek i financave.

Por, përgjigja nga Berlini ishte e dobët. Sigmar Gabriel, zëvendës kancelari gjerman tha se Greqia kishte mbyllur derën e fundit përmes së cilës Greqia dhe Europa mund të kishin kaluar për një kompromis.

“Me hedhjen poshtë të rregullave të eurozonës … negociatat rreth programit që ka vlerë miliarda janë pak të konceptueshme,” shtoi z. Gabriel.

“Kjo mund të shënojë pikën e moskthimit. Greqia dhe euro kanë hyrë tashmë në ujëra tërësisht të paeksploruara,” tha Mujtaba Rahman, analist në Eurasia Group.

Greqia nuk ka paguar këstin prej 1.6 miliardë euro ndaj FMN-së, duke u bërë ekonomia e parë e përparuar që kryen këtë veprim në historinë 71 vjeçare të institucionit.

Bankave greke po u mbarojnë paratë. Banka qendrore greke ka kërkuar kredi të mëtejshme emergjente për huadhënësit dhe guvernatori i saj Janis Sturnaras pritet të ketë një bisedë telefonike me Presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Banka qendrore greke ka kontaktuar me drejtes të huadhënësve për të diskutuar një reduktim të mundshëm në kufirin ditor të tërheqjes së parave nga 60 € në 20 €.

Këshilli Drejtues BQE ka në plan të mbajë një konferencë të hënën pasdite për të vendosur për më shumë mbështetje për sistemin financiar të Greqisë. Banka Qendrore Evropiane mund të zgjedhë gjithashtu të përshpejtojë blerjet e borxhit të qeverisë eurozonës nën programin e saj të lehtësimit sasior nëse tregjet reagojnë keq për rezultatin e referendumit grek.

Anëtarët e qeverisë e majtë të udhëhequr nga Syriza u përpoqën të siguronin votuesit të premten, duke pretenduar se bankat do të rihapet të martën, pavarësisht nga rezultati i referendumit.

Por vota Jo mund të thotë se negociatat me kreditorët, të cilat janë pezulluar nga vendimi i zotit Tsipras për të mbajtur referendumin, nuk mund të vazhdojnë menjëherë, apo nëse do të rifillojnë ndonjëherë.

“Një votë Jo do të jetë një rezultat shumë i vështirë për Europën,” tha Carsten Schneider, zëdhënës buxheti për Social Demokratët e Gjermanisë. “Unë nuk e di se si ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët përsëri.”

Presidenti francez François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë bisedime në Paris të hënën në mbrëmje për të diskutuar reagimin e tyre ndaj votës greke.

Emmanuel Macron, ministër i ekonomisë franceze, tha se pavarësisht nga rezultati i referendumit, duhet të rifillojnë bisedimet mes vendit të zhytur në borxhe kreditorëve të saj./Monitor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat