​Zigmar Gabriel: Cipras e ka djegur urën e fundit me Evropën

Lajme

​Zigmar Gabriel: Cipras e ka djegur urën e fundit me Evropën

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 22:34

Zëvendës kancelari i Gjermanisë dhe ministri i ekonomisë Zigmar Gabriel tha se kryeministri grek Alexis Cipras ka djegur urën e fundit të Greqisë me Evropën, transmeton AFP.

“Është djegur ura e fundit nëpërmes së cilës Evropa dhe Greqia kanë mundur të bëjnë kompromis”, ka thënë Gabriel për mediat gjermane pas rezultateve preliminare në referendumin që tregon se shumica e grekëve kanë votuar për opsionin JO për marrëveshjen e BE-së.

Sipas tij Cipras dhe Qeveria e tij po e dërgon popullin grek rrugës së pashpresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat