Nxehtë deri të mërkurën

Lajme

Nxehtë deri të mërkurën

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 21:38

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se deri të mërkurën në Kosovës do të mbretërojnë temperatura të larta.

Sipas IHMK-së vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore.

“Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po hymë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, do të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu”, thuhet në njoftim.

Edhe përgjatë vijës bregdetare sic njofton IHMK pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-38 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat