Akt heroik i alpinistëve shqiptarë: Ngritin në majën e Jezercit flamurin çek - në respekt të dy viktimave

Lajme

Akt heroik i alpinistëve shqiptarë: Ngritin në majën e Jezercit flamurin çek - në respekt të dy viktimave

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 20:23

Në pikën më të lartë në veriun e Shqipërisë, në Jezerc, ka valuar flamuri çek. E gjithë kjo e organizuar nga alpinistët shqiptarë, të cilët një veprimë të tillë e kanë bërë në shenj respekti për çiftin çek që u vra në Shqipëri.

Alpinisti nga Gjakova Nëntor Oseku thotë se në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës bjeshkatarë nga të gjitha trojet shqiptare.

“I mërzitur thellë nga vrasja makabre e dy turistëve çekë, sot si shenjë solidariteti vendosa që me flamur të Çekisë t’i përkujtojmë turistët çekë. Nga takimi tradicional i bjeshkatarëve Shba Pashtriku në Valbon137, kisha vendosur ta ngjisë majën Kurora, por kur dëgjova për rastin e ndërrova mendjen, e bleva një flamur të Çekisë dhe vendosa ta sfidoj vetën dhe ta ngjes majën më të vështirë të trojeve shqiptare, majën e Jezercit (2694 metra lartësi mbi detare) si shenjë solidariteti për turistët çekë ta shpalosim flamurin e Çekisë”, thotë Oseku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat