Vajza e turistes çeke: Vdekjen e nënës e mësuam përmes Facebook-ut

Lajme

Vajza e turistes çeke: Vdekjen e nënës e mësuam përmes Facebook-ut

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:56

Shqipëria i la pafjalë vitin e kaluar. Për këtë arsye ata vendosën të riktheheshin sërish. Pasi kaluar disa ditë pushime ata u bënë viktima të një krimi brutal.

Familjarët e tyre po e përjetojnë me dhimbje të madhe humbjen nga jeta të tyre. Tragjedia bëhet akoma edhe më prekëse nga lajmi se 36-vjeçarja ka lënë pas një vajzë 17 vjeçe.

“Ata ishin dhe vitin e kaluar në Shqipëri dhe u pëlqeu vërtetë shumë. Kështu që vendosën të bëjnë një udhëtim të dytë”, tregon babi i Anës. Ai jeton me mbesën, e cila tregon se lajmin për vdekjen e nënës e ka mësuar përmes Facebook-ut. “Gjyshi mësoi për vdekjen e mamit duke lexuar në Facebook”, tregon e tronditur 17-vjeçarja. Ndërsa familja e Michael jeton në një fshat të vogël të quajtur Susice. Në shtëpinë e tyre mbretëron dhimbja.

Nëna e 25-vjeçari është e tronditur dhe e shkatërruar nga tragjedia. “Na falni por nuk mund të shprehem. Nuk kemi shumë informacion. Kisha vetëm pak orë që kisha folur me djalin me telefon. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin”, shprehet nënë a Michaelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat