Ministri Abrashi ka lajme të mira për të rinjtë e Kosovës

Lajme

Ministri Abrashi ka lajme të mira për të rinjtë e Kosovës

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:35

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se i kanë disa projekte për dërgimin e të rinjve në Gjermani për punësim dhe aftësim. Ka treguar se për projekte të tilla janë duke negociuar edhe me Finlandën.

Abrashi ka treguar se përmes organizatave partnere kanë filluar t’i dërgojnë qytetarët e Kosovës për punës sezonale në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“ Kemi filluar me Gjermaninë me disa organizata partnere të ministrisë, mund edhe t’i përmendim, është APPK-në, me një orgamnziat që ofron trajnime tjera nga fusha e përkujdesit mjekësor është QEAP, kemi bashkëpunim të mirë me Odën Ekonomike Gjermane, me KARITAS-in gjerman dhe së fundi kemi hapur zyrën për karrierë këtu në Prishtinë. I kemi disa projekte vetëm me Gjermanin ku ne mendojmë se do të dërgojmë njerëz në kuadër të aftësimin dhe punësimit. Jemi në negociata edhe me shtetin e Finlandës, përmes organizatave partnere kemi filluar dërgimin e njerëzve për punë sezonale në Emiratet e Bashkuara”, ka thënë Abrashi, në një intervistë për indeksonline.

Zëdhënësi i Qeverisë ka folur edhe për fushën e arsimit, duke thënë se janë duke i drejtuat të rinjtë të marrin aftësim profesional e jo vetëm të studiojnë në shkencat shoqërore.

“Ne kemi filluar një lloj fushate në opinion sepse 99 për qind e të rinjve shkojnë dhe studiojnë shkenca sociale, diçka që nuk përkon me tregun e punës. Ideja jonë është që të bëjmë reformë të qendrave të aftësimit profesional në mënyrë që ato të jenë fleksibile ndaj nevojave të tregut të punës”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat